Kompany, kapiteni i ri i Manchester City

Carlos Tevez nuk do të jetë më kapiteni i Manchester City. Sulmuesi argjentinas është zëvendësuar si kapiten nga mbrojtësi Vincent Kompany.
“Carlos deshi të largohej për arsye familjare. Kam respektuar mendimin e tij por ai është ende këtu sepse nuk gjetëm zgjidhje. Kam vendosur që Kompany të jetë kapiten i ekipit”, tha menaxheri i Cityt, Roberto Mancini.
Kompany iu bashkua Cityt nga Hamburg më 2008 dhe bëri 53 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.