Chelsea fiton 2-1 ndaj Liverpoolit

Me rezultatin 2-1, Chelsea ka shënuar fitore si mysafir i Sunderlandit në takimin e zhvilluar sot në stadiumin of Light. Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, nga John Terry në minutën e 18-të dhe Daniel Sturridge në minutën e 51-të, blutë e fituan takimin.
Ndërsa Dong-Won Ji shënoi për vendasit në fund të ndeshjes. Tre pikët e reja e pozicionojnë Chelsean në vendin e dytë me dhjetë pikë, dy më pak se Manchester City dhe një më shumë se Manchester Unitedi që ndeshjen e javës së katërt e zhvillon kundër Boltonit. Nga ana tjetër, Liverpooli është mposhtur me rezultat minimal si mysafir i Stoke Cityt. Pas javës së katërt, Redsat kanë dy fitore, një barazim dhe një humbje, gjegjësisht shtatë pikë.