E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane, selektor i Francës ?

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 13:20

Drejtori sportiv i Real Madridit Zinedine Zidane ka bërë të ditur se është i interesuar të udhëheq Kombëtaren franceze në të ardhmen.

Ish reprezentuesi i Trekolorëve përfundoi karrierën e tij si futbollist në verën e vitit 2006 ndërsa nga qershori 2009 është i angazhuar në gjigantin madrilen, fillimisht si këshilltar i presidentit të Realit, Florentino Perez.

Por, Zidane duket se ka ambicie të bëhet trajner. “Unë selektor i Francës? Pse jo. Nuk do të ishte një gjë e keqe. Në jetë gjithçka është e mundur” tha Zidane për Le Parisien.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›