E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto pret homologun maqedonas

E hene 03 Tetor 2011 1643 Tweet Edmond Haxhinasto dhe Nikola Poposki Ministri i jashtem i Maqedonise Nikola Poposki ka vizituar Tiranen pikerisht ne kohen kur dy vendet fqinje kane filluar regjistrimin e pergjithshem te popullsise. Kryediplomati i Shkupit ka biseduar mbi kete ceshtje me homologun e tij shqiptar Edmond Haxhinasto i cili nga ana e tij ka siguruar se censusi do te zhvillohet sipas standardeve evropiane dhe duke nxjerre ne fund te dhena reale mbi perqindjen e minoriteteve. Mendoj se procesi i censusit ofron te gjithe hapesiren dhe garancine e nevojshme qe rezultati te jete ne perputhje te plote me realitetin e minoriteve ne Shqiperi. do pretendim i kundert me kete ka nje ndikim te forte politik i panevojshem dhe i parendesishem eshte shprehur Haxhinasto. Nga ana e tij Poposki tha se do te behen te gjitha perpjekjet qe maqedonasit qe jetojne ne Shqiperi te marrin pjese ne kete proces. Por ai nuk foli mbi regjistrimin e shqiptareve qe jetojne ne vendin e tij. Me heret gjate takimit mes dy delegacioneve ministri Haxhinasto i kerkoi homologut te tij zbatimin e plote te marreveshjes se Ohrit. Diplomati Nikola Poposki ka vijuar takimet e tij me kryeministrin Berisha dhe presidentin Bamir Topi ku ne qender te bisedimeve me kreret e larte te shtetit qendronte thellimi i marredhenieve dypaleshe. Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›