"Berluskoni eshte i paturp, dua divorcin"
Veronica Lario, gruaja e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, pas nje serie te vazhdueshme mosmarreveshjesh me bashkeshortin e saj, i cili u kushton shume vemendje femrave te reja, ka vendosur te kerkoje divorcin. Mediat italiane kane raportuar se Veronica Lario, 52 vjece, ka kontaktuar me nje avokat per te filluar procedurat e divorcit me Berluskonin, 72-vjecar, me te cilin ajo u martua ne vitin 1990.
Javen e kaluar, Lario, tejet e zemeruar, dergoi nje leter ne agjencine lokale te lajmeve, Ansa, duke e pershkruar si "plehre dhe i paturpshem" bashkeshortin e saj, i cili sipas saj, kishte planifikuar per te perzgjedhur nje seri me gra te reja, duke perfshire edhe nje anetare te Big Brother, si kandidate per Parlamentin Europian. Ajo gjithashtu kritikoi nje vendim te bashkeshortit te saj per te kaluar nje nate ne nje diskoteke ne Napoli, me rastin e festimit te ditelindjes se nje 18-vjecari, Noemi Letizia. Nje burim i afert me te konfirmoi permbajtjen e nje raporti ne "La Repubblica" e cila citon Larion si me poshte: "Une nuk mund te qendroje me nje burre, i cili frekuenton minorene". Berluskoni i kerkoi publikisht falje Larios ne 2007, pasi ajo shkroi ne nje gazete italiane, duke u ankuar rreth flirtimit te tij me nje showgirl. E megjithate, Berluskoni nuk u terhoq, duke pretenduar nga ana e tij se Lario ishte mashtruese ne raportet e shtypit. Lario, nje ish-aktore, emri i vertete i se ciles eshte Miriam Raffaella Bartolini, u josh nga Berluskoni, pasi ai e pa ate gjysme te zhveshur ne nje prodhim te teatrit te Milanit, ne vitin 1980. Ne fakt, ne ate kohe, kryeministri aktual i Italise, ishte i martuar me gruan e tij te pare, me te cilen ka dy femije. Nderkaq, Lario dhe Berluskoni, te cilet u martuan me pas, kane tre femije se bashku. Prestigjiozja "La Repubblica" njoftoi se Lario e kishte diskutuar vendimin e saj per shkurorezim me femijet e saj. "Une jam e bindur se ne kete pike do te ishte me e denje per te ndaluar ketu" tha ajo, e pyetur nga gazeta. Nderkaq, Nicolò Ghedini, nje avokat qe perfaqeson Berluskonin, tha dje se kryeministri nuk deshironte te bente asnje deklarate ne lidhje me kete ceshtje. "Te gjitha punet e ketij lloji jane personale dhe te dhimbshme," i tha ai "Corriere della Sera"-s.