Liljana Kondakci tek "E diela shqiptare"
Eshte ajo skena, ne te cilen takohen brezat. Eshte ajo skena e te gjithe artisteve dhe e te gjithe profesionisteve. Eshte skena e programit "E diela shqiptare", ajo qe ka pritur kengetaren Liljana Kondakci, ne daljen e saj pas nje mungese relativisht te gjate ne skene. Nje prej emrave me te njohur te muzikes shqiptare, Kondakci, pavaresisht viteve ka sjelle ne skene freski dhe energji, permes zerit te saj. Ka nisur fillimisht me nje duet grek me prezantuesin e programit Gjebrea. Nje performance live, qe ka emocionuar publikun e pranishem ne salle dhe ka fituar duartrokitjet e tij. me tej, kengetarja ka sjelle nje repertor te larmishem me kenge te muzikes shqiptare, por edhe asaj te huaj. Por, sigurisht skenes se programit "E diela shqiptare", ne ekranin e televizionit Kombetar Klan nuk i mungojne as artistet e rinj.
Edhe djemte e grupit "Burn" kane sjelle nje atmosfere mjaft te ngrohte, por sigurisht ne rrymat e rock-ut. Si cdo jave ne program nuk kane munguar as humori, momentet sportive apo edhe numrat e baletit. Kete radhe, koreografi Albi Nako dhe trupa e tij kane sjelle nje performance modern dhe mjaft interesante, e shoqeruar gjithashtu nga muzika e gjetur. Nderkohe, nje rubrike, mjaft interesante, qe arrin te sjelle debat dhe diskutim eshte "Pro dhe kunder". Te ftuarit e panelit; Andi Bejtja, Maklen Misha, Juliana Hoxha dhe Nora Malaj kane sjelle argumente te shumellojshme ne lidhje me temen, "Fati percakton jeten tone". Sigurisht, si cdo jave ne kete rubrike nuk mungojne as nderhyrjet e publikut ne salle dhe teleshikuesve, permes telefonit.
Nderkohe familjet e medha shqiptare vijojne te prezantohen ne program, duke e shtrire jo vetem gjeografine e shperndarjes se tyre, por edhe vlerat e trasheguara nga e shkuara tek brezat e rinj. Nje familje nga Vlora dhe nje tjeter nga Kruja kane sjelle tek shqiptaret dy tradita sa te ngjashme, aq edhe te ndryshme. Te ngjashme ne vjetersine dhe ne pasurine e vlerave, por te ndryshme ne prejardhje dhe ne historine, qe kane ringjallur. Dhe keshtu e diela e shqiptareve, sjell ne ekran gjithcka te dobishme dhe argetuese per nje fundjave te qete, pa harruar tashme keshillat e te ushqyerit. Eshte gjithmone dietologia Blerina Bombaj, e cila sjell informacione mjaft te dobishme per regjimin e te ngrenit, ne menyre te shendetshme dhe sigurisht pa shtuar ne peshe. Kete radhe ne fokusin e saj kane qene femijet, per te cilet po ashtu si per te rriturit e ndoshta me teper duhet treguar kujdes ne menyren e te ushqyerit.
Balerinet izraelite ndezin skenen e te dieles
Si gjithmone, "E diela shqiptare" ka vend per te gjithe, madje edhe per ata qe vijne pertej kufijve, por qe dine te sjellin dicka te bukur dhe te vecante. Kete radhe te ftuar ne programin kane qene edhe nje grup balerinesh nga Izraeli, te cilet kane sjelle ne skene performanca koreografike mjaft interesante, duke qendruar brenda stilit modern. Te pranishem ne Tirane, si pjesemarres te nje aktiviteti te pervitshem koreografik, trupa nga Izraeli ka sjelle ne skenen e programit "E diela shqiptare" nje tjeter tradite te kercimi.