E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona keqtrajton Realin, me mendje nga Londra

Tierri Henri do te rikthehet te merkuren ne Londer, ne nje moment nga me te miret ne karriere, qe kur la kryeqytetin londinez, gati 20 muaj me pare. Francezi zhvilloi ne Madrid, ndeshjen e tij me te mire me fanellen e Barcelones, e cila fitoi 6-2 dhe siguroi titullin kampion ne Spanje. Henri me shoke shkaterruan Real Madridin duke i dhene shkelqim Barcelones, ne nje perballje historike. Katalanasit do te jene ne mesjave, ne nje tjeter prove , perballe Celsit, ne Ligen e Kampioneve. Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola paralajmeroi lojtaret e tij se Celsi do te provoje nje tjeter test te veshtire, te merkuren ne mbremje, ndaj bluve te Londres, per te prere nje bilete ne finalen e "Champions". - "Edhe pse e dime se do te jete shume e veshtire qe te ndalet Dedier Drogba," - pranoi ai, - "ne e dime se do te jete nje ndeshje shume e veshtire. Por nese do te arrijme te fitojme, do te jete dicka fantastike. Do te jete shume mire, nese do te kalojme edhe ekipin e Celsit. Tani duhet te pushojme dhe te presim Londren, me synimin e vetem qe ta gjejme veten ne finale." Barcelona i shenoi golat me nje lehtesi te admirueshme. Ne pjesen e pare katalanasit u ndeshkuan nga nje gol i shpejte i vendasve, por deri ne mbyllje te 45 minutave te para, Barcelona shenoi tre gola. Ne pjesen e dyte, nje gol i Realit te Madridit nuk u mjaftoi vendasve, qe pesuan edhe tre gola te tjere. Perfundimisht Barca fitoi thellesisht, 6-2. Pervec Henrit, qe ishte me i miri ne fushe, edhe Ksavi dhe Pyjol qe shenoi nje gol te shkelqyer, deri tek Mesi, qe u tregua i papermbajtshem, e gjitha skuadra e Barcelones luajti ne kompaktesi. Reali i Madridit u detyrua ta nxjerre topin gjashte here nga rrjeta. - "Kjo eshte cilesia e lojtareve qe une kam," - thote Guardiola. - "Ata kane krijuar nje sistem te tille loje dhe me keta lojtare ndonjehere gjerat arrihen shume lehtw. Ne shenuam serish shume gola dhe mund te kemi qene me fat ne ndonje rast. Por kemi nje vit te tere qe luajme, per te qene kampione dhe tani e ndjejme se ia kemi arritur qellimit. Barcelona udhetoi drejt Madridit, per te hedhur nje hap drejt te madh titullit, cka e realizoi me sukses." Celsi qe drejtohet nga Gus Hidink, para se te mendoje kualifikimin ne finalen e "Champions", e ka te qarte mesazhin e fundit qe mori nga Madridi, nga ku Barcelona tregoi se nuk njeh as kundershtare dhe as fushe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›