E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus në "ndjekje" të Walcott

Torino, 8 Tetor NOA - Juventusi vazhdon të ndjekë me kujdes të veçantë talentin anglez Theo Walcott.
Objektivi i drejtorit të përgjithshëm Beppe Marotta qëndron, faktikisht, ai për të shfrytëzuar momentin delikat që po kalon ekipi i Arsenalit, për të bindur sulmuesin britanik të transferohet shumë shpejt në Itali.
"Juventusi nuk ka kontaktuar asnjëherë me ne – shpjegoi agjenti i lojtarit Colin Gordon – Nuk kemi marrë telefonata nga Italia gjatë këtyre kohëve.
E ardhmja e sulmuesit megjithatë është ende e paparashikueshme o: "Nëse Theo do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Londër këtë gjë nuk mund ta them me siguri... Nuk e di se çfarë mund të ndodhë".
r.b/NOA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›