Juventus në telashe, në Danimarkë përfundon “X”
ITALI- Juventusi i pandalshëm në Itali, në Evropë duket një skuadër mjerane. Përballë një kundërshtari që mund të konsiderohet në kufijtë e amatorizmit përballë historisë së “Zonjës së Vjetër”, bardhezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, duke komplikuar gjithçka në rrugën e tyre në Champions League. Nordsjaelland e ka vënë në vështirësi të madhe ekipin kampion të Italisë, duke qenë në avantazh deri në minutat e fundit, kur Mirko Vuçiniç u hoqi fitoren nga duart. Pas barazimeve me Çelsin e Shaktjorin, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që Juventusi nuk arrin ta fitojë. Në fakt, bardhezinjtë e kishin marrë me shumë lehtësi sfidën e mbrëmshme dhe kjo u duk që në deklaratat para ndeshjes. Në fushë, në Kopenhagen, skuadra italiane rrezikoi ta katranoste në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Kampionët e Danimarkës nuk kanë hapur për asnjë moment rrugë dhe kanë luajtur si të ishte ndeshja e jetës, ndërsa portieri Hansen, i cili thotë se bën tifozllëk për Juven, ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës.
NDESHJA
Juve e ka nisur ndeshjen shumë lehtë, duke menduar se goli herët a vonë do të vijë, por në fakt danezët luajnë mirë futboll dhe e kanë vënë shpesh në vështirësi ekipin e Antonio Kontes. Në minutën e 30-të vjen një moment i diskutueshëm, teksa Bufon del të grushtojë një top në dalje të zonës, por që për arbitrin ishte me gjoks dhe jo me dorë. Moviola tregoi të kundërtën, ndërsa pak momente më pas ishte Xhovinko që rrezikoi të shënonte golin e avantazhit, duke shmangur edhe portierin, por duke gjuajtur jashtë. Në startin e pjesës së dytë, Nordsjaelland merr një goditje dënimi të dhuruar nga Kielini dhe Bekman realizon një gol të mrekullueshëm. Bëhet fjalë për golin e parë në Champions të klubit danez. Pas këtij momenti, Juve hidhet e gjitha në sulm, por edhe njëherë konkretizimi para portës mbetet problem. Futja e Vuçiniç ndryshoi shumë gjëra, ndërsa ishte malazezi ai që barazoi shifrat, pas pritjeve të portierit Hansen ndaj Xhovinkos e Vidal. Pas krosit të Islës, Vuçiniç theu më në fund Hansen, por në fund danezët kanë festuar si të ishte fitore.
SHAKTJORI
Në takimin tjetër të grupit E, Shaktjori i Donjeckut mori kryesimin i vetëm, pasi mundi 2-1 Çelsin e Di Mateos. Tekseira shënoi pas 3 minutash, duke çliruar skuadrën ukrainase, e cila më pas ka dhuruar një futboll të magjishëm. Përballja me Çelsin ishte provimi kryesor për ekipin e drejtuar nga Luçesku dhe ai u kalua me sukses. Lojtarët brazilianë të Shaktjorit kanë shpalosur një klas të jashtëzakonshëm në fushë, ndërsa Çelsi u duk si i trembur përballë furisë së tyre dhe të 50 mijë tifozëve të pranishëm në “Donbas Arena”. Në pjesën e dytë, brazilianët e Shaktjorit godasin sërish. Vilian pason për Fernandinjon dhe ky i fundit mposht Petr Çeh. Në fushë nuk ka më ndeshje për blutë e Londrës, që 2 minuta para fundit vetëm sa shkurtojnë shifrat me Oskar.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)