E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus "prenoton" nje vend per Diegon

Zhan Klod Blank eshte takuar me babain e futbollistit te Verder Bremienit, Diego, i cili ka vizituar gjate dy diteve te fundit Torinon. I ati i Diegos, qe kerkohet nga disa klube te medha ne Evrope eshte njekohesisht edhe menaxheri i tij. I pyetur pas takimit nga mediat italiane nese ishte arritur ndonje marreveshje per Diegon, Blank pergjigjet: "Do ta bejme te qarte shume shpejt. Merkatoja nuk eshte hapur per momentin, prandaj nuk mund te flasim ose te diskutojme, madje as per bisedime. Ne gjashte javet e metejshme do te flasim me drejtuesit e tjer5ter te ekipit, Seko dhe Ranierin dhe per gjithcka ka nevoje ekipi dhe do te perpiqemi t'i zgjidhim nevojat sa me shpejt te jete e mundur," - theksoi administratori i Juves, Blank. Eshte thene se kalimi i Diegos per te Juve eshte i sigurte: "Kjo eshte pjese e lojes se agjenteve te tregut te lojtareve te cilet qarkullojne mera me qellim qe lojtareve te tyre t'iu rritet cmimi. Per momentin ne duhet te mendojme qe te rikuperohen lojtaret e demtuar, pastaj kur te hapet merkatoja ne janar, do te kemi kohe te flasim per emra te tjere qe mund te veshin fanellen e Juventusit."

Por administratori i Juves nuk e perjashton mundesine dhe thote se nje lojtar si Diego do te ishte i deshiruar per ekipin e tij: "Diegon do ta deshironim. Ne merkato fillimisht do te analizojme lojtaret nga zotesite e tij qe shfaq ne fushe dhe karakteristikat teknike dhe taktike. Edhe me Diegon do te veprojme keshtu."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›