Partizani i rikthehet me ne fund fitores
Partizani gjen fitoren me nje trajner te ri dhe ne nje kompeticion tjeter. Dje ne Tepelene te kuqte, nen drejtimin e trajnerit te ri Shpetim Duro kane siguruar nje fitore te thelle, 5-0 perballe Tepelenes, ne ndeshjen e pare te turit te dyte te Kupes se Shqiperise. Tepelena luan dy kategori me poshte ndaj edhe pritje fitorja e Partizanit. Per formacionin e Duros shenuan dy gola Roma, dhe nga nje gol Capo, Babamusta dhe Ngjela. Pavaresisht kundershtarit te lehte, Partizani rikthehet te fitorja e munguar qe prej javes se pare te Kategorise Superiore. Kete te shtune, ndaj Shkumbinit te kuqte do te kene proven tjeter, qe eshte me e rendesishme per te vertetuar ndryshimin pas ardhjes se trajnerit te ri Shpetim Duro. Ne Kategorine Superiore, Partizani ka bere nje figure te keqe ne 8 javet e para duke mbetur ne vend te fundit, me 5 pike.