Maradona sot 48 vjec, edhe trajner i Argjentines
Diego Armando Maradona nuk e ka pranuar ende se eshte arritur nje marreveshje zyrtare per te drejtuar ekipin kombetar te Argjentines. Te marten, Maradona dhe Karlos Bilardo kane marre nje oferte zyrtare, per te drejtuar ekipin kombetar te Argjentines. Oferten e ka bere Julio Grondona, presidenti i Federates se Futbollit ne Argjentines. Sipas tij, Maradona do te jete trajneri dhe Bilardo drejtori i pergjithshem i kombetares, por dyshja ne fjale nuk ka konfirmuar se eshte arritur ne menyre perfundimtare marreveshja. Pas perfundimit te takimit me Grandonen: "Ne jemi duke biseduar," - tha Maradona para gazetareve ne Buenos Ajres. "Kemi ende disa gjera per zgjidhje. Eshte akoma fillimi," - shtoi Bilardo. Grondona eshte duke e zyrtarizuar para kohe emrin e Marandones ne stolin e kombetares. Ai qe cilesohet se eshte futbollisti me i mire i te gjitha koherave, sot mbush 48 vjec. "Prandaj, gjithcka eshte bere per ta nderuar," - shprehet Grondona qe me tej nuk ka thene arsyet, pse Bezile dha doreheqjen nga stoli i kombetares. Eksperienca e Maradones si trajner nuk ka qene pozitive. Ai udhehoqi ekipet argjentinase Deportivo Mandiju ne vitin 1994 dhe Resingun ne vitin 1995. Ne te dy rastet i ka braktisur klubet para se t'i perfundonte kontrata. Maradona dhe as shoket e tij te skuadres, qe fituan boterorin e vitit 1986 nuk kane drejtuar shume ekipe, pas karrieres. Vetem Batista, trajneri i ekipit U-21 te Argjentines arriti te fitoje medaljen e arte ne Lojerat Olimpike te Pekini. Maradona ishte kapiten i Argjentines kur fitoi Kupen e Botes ne vitin 1986 dhe arriti ne finale te veres se vitit 1990. Nje vit me vone filluan problemet me drogen. Pas nje testi rezultoi pozitiv dhe u perjashtua 15 muaj nga Seria A. Ne Kupen e Botes se vitit 1994 ai rezultoi serish pozitiv dhe u denua me 15 muaj te tjere. Ai u terhoq nga futbolli ne vitin 1997, pasi deshtoi ne nje test tjeter dopingu. Gjate dekades se fundit ai eshte raportuar nje here i vdekur pas betejes se ashper per problemet e zemres, presionit te larte te gjakut. Pavaresisht probleme te medha, Maradona vazhdon te jete njeriu me i adhuruar ne Argjentine. A. Muraci