Juventus, tani akoma edhe më pranë Diegos
Ai që flet është Klaus Alofs, drejtori sportiv i Verder Bremen, i cili në fund të ndeshjes së Bundesligës nuk e ka përjashtuar një divorc të parakohshëm mes brazilianit Diego dhe klubit gjerman. "Lojtari ka një kontratë deri në 2011, por eksperiencat e viteve të kaluara na mësojnë, se që tani e deri në atë datë, mund të ndodhë gjithçka", ka konfirmuar Alofs, duke lënë të nënkuptohet, se mesfushori brazilian mund të largohet nga Gjermania. Më pas, i është dashur të specifikojë tratativat mes klubit të Juventusit dhe mesfushorit në fjalë, ku ka shtuar: "Nga Juventusi nuk kemi marrë asnjë ofertë, të paktën deri tani".