Zamparini: Palermo, do të bllokoj rrogat
"Presidenti është i dëshpëruar". Janë fjalët e Mauricio Zamparinit, të nesërmen e humbjes së Palermos së tij. "Sapo kam folur me Balardinin, thotë presidenti, nëse vazhdojmë kështu, rrezikojmë Serinë B. Kemi lojtarë që kanë demonstruar atribute, nëse do të vazhdojnë kështu, unë do të bllokoj rrogat e tyre. Në këtë ndeshje kemi treguar një skuadër pa karakter, detyrimet e klubit kundrejt lojtarëve do të varen nga paraqitjet e skuadrës në fushën e lojës. Në Torino prisja një Palermo krejt tjetër, por mund të them se kemi luajtur ndeshjen tonë më të keqe. Po ashtu, jam shumë i mërzitur në lidhje me vendimet dhe sjelljet e gjyqtarëve, është kartoni i tretë i kuq në pesë ndeshje".