E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana përulet para Elbasanit

Elbasani mund Tiranën dhe rihap edhe njëherë luftën për titullin kampion të Shqipërisë. Bardheblutë, të cilët i janë dorëzuar rezultatit 1-0 në favor të kundërshtarëve, nuk kanë mundur të rikuperojnë distancën me ndjekësit dhe tashmë e ndjejnë presionin e Vllaznisë e Shkumbinit, që janë vetëm një pikë larg.

E gjithë kjo vjen pikërisht nga stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", ku Elbasani vendas ka pritur dje kryesuesen Tirana, në një takim të vlefshëm për javën e 10 të Kategorisë Superiore. Vizita e bardhebluve në këtë qytet, ka sjellë gjithmonë shumë shikues vendas në shkallët e stadiumit. Por, kriza që Elbasani ka kaluar në këto javët e fundit, duke se ka bërë tifozët e tyre të humbasin interesin për skuadrën e zemrës, tek e cila po humbitnin besimin dita-ditës. Një ndeshje e veçantë edhe për trajnerin Mirel Josa, i cili do të duhej të ideonte strategjitë për të mundur ish-skuadrën, që e lançoi në futbollin e luajtur dhe e bëri të famshëm dhe me të cilën do të fitonte më pas tituj kampion si lojtar, por edhe si trajner. Takimin e parapriu një minutë heshtje në respekt të ish-presidentit egjiptian të Tiranës, El Sajed, i cili u largua nga jeta para tri ditëve. Rëndësia e këtij takimi ishte e madhe për të dyja skuadrat, prandaj të ata ishin të karrikuar për të dhënë gjithçka në fushë. Por minuta e 17 e pjesës së parë ka rezultuar vendimtare për këtë ndeshje. Pas një krosi të Bakallit, Oriand Abazaj i ndëshkoi 23-herë kampionët me një gjuajtje të bukur me kokë, e cila do të përfundonte në rrjetën e portierit Nallbani. Pas golit të avantazhit, tifozeria ka shtuar radhët e saj në mbështetje të skuadrës, të cilën e kishte braktisur në javët e fundit, ndërsa Elbasani duket disi më i tkurrur edhe për faktin se nuk e ka potencialin e mjaftueshëm për të përballuar arsenalin e Tiranës. Mbrohet mirë dhe kundërsulmon frikshëm me Bejzaden dhe Abazajn. Kryeqytetasve nuk u "rri" mirë humbja dhe provojnë të reagojnë: Lila trondit traversën e portierit Osmani në minutën e 34. Ndërsa Tirana tenton me të gjitha mënyrat të gjejë golin e barazimit, vendasit të vendosur mirë në fushë dhe synojnë golin e dyfishimit, i cili mund t‘u dhuronte pak më shumë qetësi. Loja luhet më shumë në mesfushë, ku të dy skuadrat i përqendrojnë edhe forcat më të mëdha. Në pjesës dytë, Tirana luan shumë më mirë, krijo më shumë, është më agresive, por ka probleme në dhënien e pasit të fundit dhe në saktësinë para portës. E ka të vështirë që të mposhtë mbrojtjen elbasanase, ku Kacollja e Beqiri kanë bërë një punë mjaft të mirë. Po ashtu i shkëlqyer ishte treguar edhe portieri Osmani. Tirana e hedhur në sulm, lë hapësira prapa dhe mund të ishte ndëshkuar nga Bejzade, që humbi një rast të pastër. Në minutat shtesë, bardheblutë kuptojnë që nuk e kanë me vete edhe fatin, pasi gjuajtja e Memellit përplaset në shtyllë dhe gjyqtari vërshëllen, duke i lënë vendin festës elbasanase dhe skuadrave të tjera, të cilat gëzojnë për rihapjen e kampionatit.

Superiore

Të premten

Besa-Partizani 0-0

Dje

Lushnja-Vllaznia 1-4

Beqiri 11‘, Basiç 29‘, Dhëmbi 33‘, Lici (p) 48‘ / Çela 93‘ (p)

Shkumbini-Apolonia 2-0

Rizvanolli 9‘, Delioski (83‘

Teuta-Bylis 1-0

Vila 73‘

Sot

Elbasani-Tirana 1-0

Abazaj 17‘

Dinamo-Flamurtari 1-1

Plaku 81‘ / Pema 83‘

KLASIFIKIMI

N P

1. Tirana 10 19

4. Shkumbini 10 18

5. Vllaznia 10 18

2. Dinamo 10 17

3. Besa 10 16

6. Teuta 10 16

7. Elbasani 10 15

8. Flamurtari 10 12

9. Bylis 10 9

10. Apolonia 10 8

11. Lushnja 10 7

12. Partizani 10 6


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›