Kosovë, hapet konkursi për shërbimet konsullore
Prishtinë -Me dekret të Presidentit, Fatmir Sejdiu, në Suedi, Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Itali, Austri dhe SHBA do të hapen konsullatat e Republikës së Kosovës, por ende nuk dihet se cilat shërbime do t’iu ofrohen diasporës kosovare nga këto konsullata.
Në anën tjetër, sa i përket përzgjedhjes së ambasadorëve, Ministria e Punëve të Jashtme njofton se tashmë është kryer procesi i intervistimit. Sipas këshilltares së ministrit të punëve të jashtme Albana Beqiri janë intervistuar rreth 230 kandidatë. Të vetmit kandidatë që ende nuk janë intervistuar janë të ngarkuarit me punë në 10 ambasadat e hapura të Kosovës.
Intervistimi i tyre do të fillojë më 1 qershor. Ministria e jashtme në bazë të votimit duhet të dërgojë të paktën 3 kandidatë në komision parlamentar për punë të jashtme për procedura të mëtutjeshme. (rtk/start)