E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vajza e ish-presidentit iranian

E bija e ish-presidentit iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani, është dërguar të dielën në burg për të vuajtur dënimin prej gjashtë muajsh, nën akuzat për shpërndarjen e propagandës antishtetërore.

Faezah Hashemi u arrestua të shtunën, pas një vizite në Londër.

Ajo u gjykuar dhe u dënua në janar, por dënimi nuk u zbatua, siç thuhet për shkak të ndërhyrjes së të atit.

Hashemi është ish-anëtare e parlamentit, ish-drejtuese e Federatës Sportive të Femrave, si dhe një avokate e shquar e të drejtave të grave.

Përveç dënimit me burg, gjykata e dënoi atë me një ndalesë pesë-vjeçar në pjesëmarrjen në aktivitetet politike, kulturore dhe me gazetari.

Edhe ajo, sikurse babai i saj, janë kritikë të presidentit Mahmud Ahmadinejad dhe morën pjesë në demonstratat kundër rizgjedhjes së tij në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›