E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi e ndali kampionin

Juventusi e ka ndalur kampionin aktual të Evropës, Chelsea, me të cilin barazoi në Stamford Bridge me rezultat 2:2, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët kanë bërë rikthim sensacional, pasi për një moment e shihnin veten në disavantazh prej 2:0.

Braziliani i ri Oscar e kaloi në epërsi ekipin anglez pas dy golave të shpejt dhe të shkëlqyer, të realizuar në minutat 31 e 33.

Ndërkaq, Arturo Vidal iu kundërpërgjigj ekipit Blues në minutën e 38-të, me një gol të bukur me të majtën.

Në pjesën e dytë, kampioni aktual bëri lojë më ofanzive dhe e gjeti golin në minutën e 80-të përmes zëvendësuesit Fabio Quagliarella.

Sulmuesi italian e pati një tjetër rast të shkëlqyer për t’ia sjell Juventusit tri pikë të plota, kur e qëlloi tërthorësen, disa minuta më vonë.

Chelsea u ndal në shtëpi pasi kishte shënuar 6 fitore sezonin që shkoi në këtë eveniment.

Në anën tjetër, ‘Zonja e Vjetër’ e konfirmoi formën nëpër të cilën po kalon.

Ashtu siç pritej, Barcelona, Manchester United dhe Bayern Munichu, i fituan përballjet përkatëse.

Liga e Kampionëve

Grupi E

Rezultatet

Chelsea – Juventus 2:2

Shakhtar D. – Nordsjaelland 2:0

Tabela

1. Shakhtar 3

2. Juventus 1

3. Chelsea 1

4. Nordsjaelland 0

Grupi F

Rezultatet

Bayern Munich – Valencia 2:1

Lille – BATE Borisov 1:3

Tabela

1. BATE Borisov 3

2. Bayern Munich 3

3. Valencia 0

4. Lille 0

Grupi G

Rezultatet

Barcelona – Spartak Moscow 3:2

Celtic – Benfica 0:0

Tabela

1. Barcelona 3

2. Benfica 1

3. Celtic 1

4. Spartak Moscow 0

Grupi H

Rezultatet

Braga – CFR Cluj 0:2

Man United – Galatasaray 1:0

Tabela

1. CFR Cluj 3

2. Man United 3

3. Galatasaray 0

4. Braga 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›