E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti, i kënaqur me fitoren

Carlo Ancelotti e ka shijuar fitoren e ekipit të tij Paris Saint Germain ndaj Dinamo Kievit, të cilin e mposhti 4:1, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Ishte e rëndësishme ta fitojmë ndeshjen e parë dhe duke dalë nga ajo me një lojë të mirë, të intensitetit të lartë. Jam i kënaqur edhe për faktin se e kemi konfirmuar ekuilibrin defanziv, të cilin e demonstruam edhe ndaj Lilles e Toulouses. Menez ishte çelësi i lojës sonë, duke ua dhënë ngjyrën aksioneve. Edhe Ibra e Pastore përpara luajtën mirë. E nisëm pozitivisht, por janë edhe pesë ndeshje për t’u luajtur dhe secila vlen tri pikë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›