E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krul, zëvendës i Valdesit?

Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit ideal të Victor Valdesit, pasi që veterani Jose Manuel Pinto, 36 vjeç, mund t’i japë fund eksperiencës katalunase në fund të këtij sezoni.

Dhe, portieri holandez i Newcastles, Tim Krul, shihet si pasardhës i Pintos për t’u bërë portieri i dytë në ekipin e Tito Vilanovas, shkruajnë mediat spanjolle.

Valdes është i padiskutueshëm në portën e gjigantit katalunas, por shkathtësitë që posedon Krul mund ta vënë në siklet përfaqësuesin spanjoll, i cili di të bëjë gabime kohë pas kohe.

Krul ishte huazuar në Falkirk dhe Carlisle United në sezonet e kaluar, para se të rikthehej përfundimisht tek bardhezinjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›