Ronaldo: Festoj kur duhet festuar

Cristiano Ronaldo u ka dhënë fund diskutimeve se nuk ndihet i lumtur në Real Madrid, kur e festoi golin e shënuar në fitoren 3:2 ndaj Manchester Cityt, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kampionit spanjoll iu deshën golat e Karim Benzemas e Ronaldos, për t’u rikthyer nga disavantazhi prej 2:1, për ta fituar ndeshjen e parë në Grupin D.
“Ishte një lojë mjaft e mirë, për ata që e shikuan. Luajtëm shumë mirë. Gjatë pjesës së parë krijuam raste, por nuk i shfrytëzuam ato, kurse në të dytën, edhe City edhe ne, luajtëm mirë. ne besonim se mund të fitonim dhe këtë e bëmë. Ekipi e kreu punën për mrekulli, e dinim se mund ta bënim këtë dhe e bëmë me meritë. Unë festoj kur duhet festuar. Ndeshja ishte mjaft e rëndësishme dhe ne luftuam si burrat”, deklaroi pas ndeshjes futbollisti portugez për televizionin TVE1.