Juventusi ëndërron Ligën e Kampionëve

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli shpreson se skuadra mund të paraqet konkurrencë në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2012-13.
Gjiganti torinez kthehet në garën elite të klubeve evropiane pas mungesës dyvjeçare dhe Agnelli është optimist për shanset e suksesit. “Juventus synon të fitojë çdo garë në të cilën merr pjesë. Do të ketë pretendent të tjerë për trofe, në Serie A por edhe në Evropë, por ky ekip mund të luftojë gjithashtu”, deklaroi Agnelli për Sky Sport Italia.
“Në Itali ne synojmë të përsëritim suksesin e sezonit të kaluar kurse në Evropë ne duhet të besojmë se mund të ëndërrojmë sërish”, përfundoi ai.