E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo dhe Messi janë më të mirët

Kapiteni i Spanjës, portieri i Real Madridit, Iker Caillas ka lavdëruar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si dy futbollistët më të mirë në botë. Ai u mundua ti shmanget përcaktimin se cili është më i miri mes tyre, por pranoi se nëse duhet të shprehet atëherë do të përzgjedh portugezin vetëm për faktin se “e njoh më mirë”.

Gjatë një interviste me televizionin meksikan Univision, Casillas tha: “Po flasim për dy futbollistët më të mirë në botë dhe gjithmonë do të ekzistojë debati. Disa mendojnë se Messi, të tjerët mendojnë se Ronaldo është më i mirë. Nuk mund të përcaktohem për asnjërin”. Por, Casillas tregoi se kë e vlerëson më tepër.

“Nëse më duhet të zgjedh njërin, do të jetë Cristiano sepse e njoh më mirë, ne luajmë së bashku në Real”, shtoi ai. Casillas beson se është më mirë që të jenë dy futbollistë prej më të mirëve në vend të vetëm një. “Po flasim për aktualisht dy futbollistët më të mirë në botë dhe mendoj se nëse do të ishte vetëm njëri, do të ishte më keq për futbollin”, përfundoi 31 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›