Miqësore, Partizani shkatërron 7-1 Kamzën
Partizani Kamza 7-1
Shënuesit: Djepaxhia 14, Karakaçi 36, Lini 41, 56, Duçi 72, 76, Bleta 87/ Mitraj 12
Partizani: Nasufi, Pashaj, Alcani, Roshi, Tafa, Karakaçi, Djepaxhija, Kapaj, Lini, Duçi, Gjoka. Trajner: Ylli Shehu.
Kamza: Kasemi, Bruka, Keta, Picaku, Mullaj, Xhafka, Alia, Boja, Dashi, Mitraj, Ballkoçi. Trajner Sajmir Malko.
Miqësorja e djeshme mes Partizanit dhe Kamzës u dominua nga të kuqtë e kryeqytetit, të cilët kanë arritur një fitore tenistike, 7-1. Takimi u zhvillua në kompleksin e Kamzës në praninë e qindra tifozëve, që mbështesnin të dy ekipet, prania e të cilëve të jepte imazhin e një ndeshje aktiviteti zyrtar. Partizani e ka nisur ndeshjen me një formacion kualitativ, ndërsa trajneri Malko aktivizojë disa të rinj, që po u nënshtrohen testeve të fundit seleksionues. Gjithsesi janë kamzalinjtë ata që shënojnë të parët në minutën e 12-të me Mitrajn, por dy minuta më vonë vjen goli i barazimit nga shkodrani Djepaxhia. Kolonia shkodrane që ndodhet te Partizani ka lënë gjurmët e saj dje pasi në minutën e 36-të ka shënuar Karakaçi, më pasa vjen një dygolësh i Linit. Dy gola për të kuqtë në këtë takim shënoi edhe Duqi dhe në fund vulosi goli i Bletës. Në pjesën e dytë të dy stafet bënë zëvendësime të shumta duke u dhënë mundësinë e aktivizimit të gjithë grupit të futbollistëve. Partizani duket në rrugë të mbarë, por gjithçka është e përqendruar tek çështja administrative, ku pritet një firmosja e marrëveshjes mes aksionarëve të kuq, Albert Xhani dhe Paro Laçi.
