Manzano, trajner i Atletico Madridit

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 18:15
Atletico Madrid ka emëruar Gregorio Manzanon për trajner të ri. Strategu me përvojë ka nënshkruar kontratë njëvjeçare në atë që është aventura e tij e dytë me Atleticon, skuadër të cilën e udhëhoqi gjatë sezonit 2003/04.
55 vjeçari zëvendëson Quique Sanchez Floresin në Vicente Calderon. Flores ishte larguar në fund të sezonit, të cilin Atletico e përfundoi në pozitën e shtatë në La Liga.
Manzano udhëhoqi Sevillan sezonin e kaluar, por klubi vendosi të mos ia vazhdojë kontratën pasi doli i pesti në La Liga.