E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inler, afër Napolit

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 19:15

Mesfushori i Udineses, Gokhan Inler duhet të arrijë marrëveshje personale me Napolin para se të kompletojë transferimin e tij në San Paolo.

Reprezentuesi zviceran pritet t’i bashkohet Napolit në marrëveshje me vlerë prej rreth 20 milionë eurosh.

“Kemi arritur marrëveshje me Napolin dy javë më parë”, tha pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo.

“Tani Inler dhe presidenti i Napolit, De Laurentiis duhet të arrijnë marrëveshje financiare mes tyre, diçka që nuk ka të bënë asgjë me ne”, përfundoi ai. Inler kërkohej edhe nga Juventus, ndërsa në Udinese erdhi në verën e vitit 2008 nga FC Zurich.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›