Juventusi ka përfituar 65.3 milionë euro nga Liga e Kampionëve
Juventusi ka fituar më shumë të holla nga Liga e Kampionëve sezonin e kaluar, madje më shumë se sa kampioni Bayern Munich.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se 65.3 milionë euro ka arkëtuar klubi nga Torino, përkundër faktit se ishte eliminuar rëndë nga Bayerni në çerekfinale.
Bayerni thuhet se ka fituar 55 milion Euro, teksa Dortmundi ka arritur të arkëtojë 54.2 milionë euro, i pasuar nga Milani me 51.4 milionë euro të fituara.
Këtë listë e vazhdojnë Reali (48.4), Barcelona (45.5), PSG (44.7), Manchester United (35.6) dhe Arsenali (31.4).
Këto shuma përfshijnë shpërblimet e UEFA-s në rast të fitoreve dhe të pjesëmarrjes, teksa klubet italiane u favorizuan në këtë renditje për shkak se ishin vetëm dy përfaqësuese nga Serie A dhe të drejtat televizive të majme kanë bërë që milionat t’u takojnë Rossonerëve dhe Bianconerëve.