Massimo Moratti: Nuk e kam shitur klubin tek Erick Thohir
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka hedhur poshtë çdo spekulim se ai mund të ketë shitur klubin e tij te miliarderi indonezian, Erick Thohir.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Thohir ishte i gatshëm që të paguante 300 milionë euro për gjigantët italianë dhe raportimet ishin se Moratti ka pranuar shitjen e 75 për qind të aksioneve.
“Nuk kam planifikuar asnjë takim me Thohir. Më shumë nuk mund t’iu them pasi më duhet t’i lexoj gazetat për t’u informuar nëse kam bërë ndonjë shitje”, ka theksuar Moratti në dalje të zyrave të gjigantit të tij të naftës, Saras.