Juventusi nis përgatitjet, Ferrara tepër optimist
Trajneri i ri, krahas bindjes për mbushjen e zbrazëtirave të skuadrës, kërkon përmirësimin e grupit aktual në mënyrë që të shmanget diferenca me Interin dhe skuadrat e tjera evropiane.
“Detyra si trajneri i Juventusit është një përgjegjësi e madhe. Por një gjë e tillë këtu nuk vërehet aspak, pasi është një kënaqësi e jashtëzakonshme të punosh me lojtarë të nivelit të lartë, të cilët luftojnë për të arritur objektivat e vendosura”, thekson trajneri juventin.
“Zonja e Vjetër” deri tani ka arritur të sigurojë shërbimet e Fabio Kanavaros dhe Diegos, ndërkohë që pritet edhe afrimi i Filipe Melos dhe Fabio Grosos.