KLD zgjedh kreun e GJ. së Tiranës; Alibeaj: Procesi fars
Kjo ka sjellë jo pak përplasje midis këtij këshilli dhe ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i cili e ka vlerësuar procesin e përzgjedhjes nga KLD-ja, si një farsë.
"KLD vurin njollën më të errët në sistemin e drejtësisë. "Ky është rasti më flagrant. Ligji për drejtësinë thotë se një gjyqtar mund të zgjidhet në një post të tillë me të paktën katër vite punë, ndërsa Zeneli ka vetëm një javë që punon si gjyqtar”, tha ministri Alibeaj në një konferencë për shtyp menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Alibeaj tha më tej se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve, ndërsa ka shtuar se zgjedhja e Zenelit është e paramenduar.
Pas deklaratave të Alibeajt ka reaguar edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke theksuar se ky gjyqtar është emëruar me shumicë votash nga anëtarët e këtij këshilli. Sipas KLD-së, gjyqtari Zeneli ka një eksperiencë 8-vjeçare, eksperiencë e mjaftueshme. Zeneli ka qenë zëvendëskryetar i Gjykatës së Tiranës gjatë viteve 1993-1995.