Pas fitores, Laci perjeton terror ne Erseke
Aranit Muraci
Java e fundit e Kategorise Superiore ka shenuar akte dhune dhe perleshje pas ndeshjes Gramozi- Laci. Madje me kete ngjarje, Superiorja shenon aktet me te renda te 13 javeve te para te kampionatit. Ne Erseke eshte ushtruar dhune ndaj kundershtarit, pas fitores 2-1, si dhe jane shkaktuar deme te medha materiale ne stadiumin e ketij qyteti. Laci po fitonte ne fund te ketij takimi, kur gjyqtari kryesor Kridens Meta dha nje 11-metersh ne favor te vendasve qe barazuan ne kohe shtese, por fill pas barazimit erdhi kunderpergjigja e miqve qe shenuan golin e dyte dhe te fitores. Pas ndeshjes situata eshte acaruar dhe kur Laci po i drejtohej dhomave te zhveshjes, gjithcka ka degjeneruar ne dhune. Nje ngjarje e tille nuk ishte pare, te pakten ne ndeshjet e ketij edicioni, cka do te thote se ne mesjave do te kete pune Disiplina, ne marrjen e vendimeve te duhura, per te ndeshkuar fajtoret. Ne nje terror te tille, miqte kane pasur te veshtire largimin nga qyteti, aq sa edhe policia vendase e ka pasur te pamundur qe te qetesoje turmen e irrituar. Futbollisti i Lacit, Jetmir Nino eshte rrahur ne dhomat e zhveshjes, ku eshte shenuar incidenti me i rende. Situata ka dale jashte kontrollit, edhe gjate ndeshjes. Kane qene lojtaret vendas qe kane shprehur pakenaqesi ne loje, por pas lojes me vershimin e tifozeve, qe jane acaruar, duke shenuar akte te ndryshme dhune, keta te fundit nderhyne duke marre ne mbrojtje ekipin mik, me qellim qe te largoheshin. Lojtarit kundershtar i eshte dashur qe te marre ndihmen e pare ne spital, nderkohe qe dhuna ka sjelle deme te medha materiale ne stadiumin e Gramozit. Lacianet jane larguar me autobusin e Gramozit, por edhe ky i fundit eshte sulmuar. Kesisoj, Laci ka perjetuar nje nga ndeshjet me te veshtira, ne historine e tij, jashte fushes se blerte. Policia e ka pasur te veshtire qe te nderhyje ne kohe, per te qetuar tifozet e qytetit juglindor. Pakenaqesia e nje grupi tifozesh per gjykimin gjate ndeshjes eshte shoqeruar me dhune, ndaj lojtareve kundershtare. Kulmi eshte shenuar ne nje moment, kur nje grup personash jane sulur drejt Ninos, pas ndeshjes, duke e goditur kete te fundit. Forcat e rendit e kane pasur te pamundur qe te qetesojne gjendjen. Nino pas konfrontimeve me kundershtarin eshte derguar ne spital, ku ka marre ndihmen e shpejte. Trajneri i Lacit, Stavri Nica nuk ka folur pas ndeshjes, i irrituar me ngjarjen ne fjale.