Besa blindon vendin e dyte
Besa nuk lejoi qe diferenca prej 10 pikeve me Dinamon te thellohej me teper, pasi fitoi ne ndeshjen e djeshme ne Kavaje, perballe Shkumbinit vendas. Pas javes se 13-te, Besa konfirmoi se vazhdon qe te luftoje per te permbushur objektivin e saj, titullin kampion. Me fitoren 2-0, ndaj Shkumbinit, Besa hodhi nje hap te sigurte drejt vendit te dyte, pasi eshte shkeputur nga Tirana dhe Apolonia qe e ndjekin ne klasifikim. Java e fundit solli edhe shkeputjen e pare. Besa e Kavajes arriti qe te fitoje ndaj fqinjit te saj, Shkumbinit me rezultatin e paster, 2-0. Kavajasit vuajten ne pjesen e pare te ndeshjes, teksa hasen ne nje qendrese te forte te ekipit peqinas. Ne pjesen e dyte, Besa e Kavajes mundi qe te zhbllokoje rezultatin, me autor Mancakun. Kapiteni realizoi me ane te nje 11-metershi. Pas ketij goli, ekipi i Duros shenoi edhe golin e dyte me ane te Daniel Shafaj.