Ne Tirane goditet gjyqtari anesor, Bicaku
Gjyqtari anesor i ndeshjes Dinamo-Flamurtari, Emiliano Bicaku eshte goditur me shuplake nga lojtari i Flamurtarit Begaj, pas golit te bluve, ne fund te ndeshjes. Dinamo fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit, me gol te Sozes, por pas realizimit te tij ka ardhur protesta vlonjate. Pozicioni i Diop ishte i dyshimte, gje qe solli edhe reagimet e kundershtarit. Megjithate, akti qe kreu lojtari vlonjat do te analizohet nga Komisioni i Disiplines, ne FSHF. Sakaq, Flamurtari vazhdon qe te mbetet ne vend te fundit, cka do te thote se ne janar pritet te kete ndryshime ne kampin vlonjat, duke qene se ecuria aktuale le shume per te deshiruar. Nderkaq, kontestimet kane vijuar edhe ne ndeshjet e Kategorise se Pare, ku roli i gjykimit eshte kontestuar ne disa fusha. Si per ironi, nje jave pas mbledhjes se gjyqtareve, teksa FSHF vleresoi punen e tyre, kane ardhur parregullsite dhe akte te papelqyeshme ne disa fusha.