E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi rikthehet në krye të Serie A

SHKRUAN: Jeton Selimi 05-12-2011 14:54

Bardhezinjtë kanë fituar pas golave të Markizios dhe Vidalit me 11-metërsh në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Kontes, por që e gjeti golin e parë disi vonë. Në ndeshjet e tjera të ditës, spikat fitorja e thellë e Fiorentinës ndaj Romës me shifrat 3-0

Juventusi edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Çezenës ka vuajtur që ta gjejë golin e parë, ndonëse ka pasur krejt takimin në kontroll. Bardhezinjtë e Antonio Kontes ka marrë kështu sërish komandën në kampionat duke lënë pas vetes me dy pikë diferencë Milanin dhe Udinezen. Sfida në vigjilje ishte cilësuar si delikate nga Konte pasi ishte një nga ato ku mund të humbisje gjithçka dhe të mos fitoje asgjë, sidomos duke pasur parasysh se Pirlo ishte i skualifikuar. Kurthi i parashikuar nga Konte ashtu doli të ishte, pasi goli i parë erdhi vetëm në minutën e 72-të të ndeshjes nga këmbët e Markizios, njeriu që cilësohet si vlerë e shtuar në skuadrën torineze. Gjashtë gola në 12 ndeshje për lojtarin e kombëtares. Shifrat e mesfushorit janë të denja për një sulmues klasi. Pastaj mbërriti dyfishimi pas penalltisë së Vidal, që e mbylli në mënyrën më të mirë një javë të nisur keq pas probleme familjare. Sidoqoftë, penalltia që solli edhe kartonin e kuq për portierin Antonjoli nuk ishte, por ndeshja ishte e mbyllur gjithsesi. Gabim i gjyqtarit që duhej minimalisht ta kishte lënë skuadrën mike me 10 veta në fushë që në pjesën e parë, e sidomos pas faullit të Rosit (që e kishte një të verdhë) ndaj Del Pieros. Ky i fundit u detyrua të braktiste fushën ndonëse sapo ishte futur pasi plaga në kokë ishte e thellë pak sipër veshit. Çezena u përpoq vetëm të mos humbiste dhe pas golit të Markizios ndeshja kishte marrë fund. Bardhezinjtë fitojë kështu vendin e parë. Një fitore e rëndësishme kjo, sidomos po të kemi parasysh se Juventusi do të udhëtojë drejt Romës për t’u ndeshur me verdhekuqtë e “plagosur” pasi Luis Enrike nuk do të ketë në dispozicion Huan, Kërkiç dhe Gagon, pas kartonave të kuq të marrë dje.

Fiorentina i ka treguar Romës se është larg futbollit me fitoren prej 3-0 të realizuar në “Artemio Franchi”. Fillimisht gjithçka për Romën e prishi mbrojtësi Huan (16’), i cili u ndëshkua me karton të kuq duke ia mundësuar sulmuesit Stevan Jovetiç të shënojë për shifrat 1-0 nga penalltia. Rezultatin e dyfishoi një minutë pa përfunduar pjesa e parë (44’), Alesandro Gamberini me ndihmën e Rikardo Montolivos. Fitoren për skuadrën e Valon Behramit, i cili luajti nga fillimi e siguroi Bojan Krkiç, i cili po ashtu u përjashtua nga loja duke shkaktuar njëkohësisht edhe një penallti, të cilën e realizoi Santiago Silva (86’). Ndeshja përfundoi me fitore të Fiorentinës me rezultat 3-0, teksa për Romën kjo ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit. Kievo dhe Atalanta ndajnë një pikë secila pas barazimit 0-0 dhe vazhdojnë marshimin e tyre të qeta. Bolonja fitoi një takim të rëndësishme për sa i përket objektivit mbijetesë, pasi mundi Sienën 1-0 falë golit të Di Vaios, që rikthehet deçiziv. Kajliari ka mposhtur Katanian në “derbin” e ishujve duke marrë një fitore me shumë peshë në Siçili. Golin e realizoi Viktor Guerrero.

Serie A – Java XIV

Të premten

Xhenoa – Milan 0-2

Dje

Inter – Udineze 0-1

Napoli – Leçe 4-2

Sot

Katania – Kajliari 0-1

Juventus – Çezena 2-0

Fiorentina – Roma 3-0

Kievo – Atalanta 0-0

Bolonja – Siena 1-0

Parma – Palermo 20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›