E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe: E kam mendjen vetëm te Barça dhe… Mesi!

Mbrojtësi, që në “El Classico”-t e sezonit të shkuar ra në sy për ndërhyrjet e tij brutale ndaj argjentinasit, deklaron se mezi e pret ndeshjen, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës që mendon për Ajaksin

Ndryshe nga futbollistët tjerë, të cilët thonë se nuk mendojnë për “El Classic”-on, është një prej mbrojtësve më të mirë në botë, portugezi Pepe, ai që ka zhvendosur fokusin në sfidën e madhe që do të zhvillohet të shtunën në “Santiago Bernabeu”. “Ne po bëjmë një punë të mirë. Ne po punojmë shumë, luajtëm ndeshje serioze ndaj Sportingut. Ishte fitore e vështirë në një vend të vështirë. Para “El Classic”-os kemi një ndeshje me Ajaksin. Barcelona ka punuar shumë, ashtu sikurse dhe ne. Tani fituam një ndeshje tjetër. Duhet të respektojmë ndeshjen ndaj Ajaksit, por unë dua të ma sjellin Barcelonën sa më parë…dhe mos ta harrojnë edhe Lionel Mesin. Kam hesape të pasqaruara me të. Nuk do të luaj ashpër, por unë e di të them se nëse topi më kalon, Mesi kurrsesi nuk do të më driblojë”, theksoi Pepe. Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria thotë se ekipi duhet të fokusohet në ndeshjen ndaj Ajaksit dhe jo të zhvendoset mendimi në “El Classico”. “Po kaloj një moment të mirë dhe po luaj mirë. Ne jemi të qetë dhe duhet të fokusohemi në Ligën e Kampionëve para El Classicos. Gjëja më e rëndësishme është se ne po fitojmë ndeshjet tona. Unë shënova një gol identik ndaj Seviljes. Falë Zotit arrita të shënoj përsëri. Ne e kemi ditur se ndeshja do të ishte e vështirë ndaj Sporting Gijonit”, u shpreh argjentinasi pas fitores prej 3-0.

La Liga – Java XIV

Dje

Satander – Vilareal 1-0

Gijon – Real Madrid 0-3

Barcelona – Levante 5-0

Valencia – Espanjol 2-1

Sot

Atletiko – Valekano 3-1

Sociedad – Malaga 3-2

Osasuna – Betis 18:00

Majorka – Bilbao 20:00

Granada – Zaragoza 21:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›