BE, Ashton: Nuk gjenden zgjidhjet me bojkot
Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Sigurinë në BE, Catherine Ashton ka deklaruar se është kundër bojkotit të Partisë Socialiste dhe se deputetët e saj duhet të kthehet në Kuvend.
"Më duhet të them me sinqeritet se jam mbështetëse e fortë e dialogut politik dhe jo bojkotit si rrugë për të gjetur zgjidhje politike" u shpreh Ashton në Beograd, duke folur atje për arritjet e vendeve të rajonit. Në këtë kontekst, Ashton u shpreh se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm.
Për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ajo tha se nuk do të ketë kritere shtesë për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe se këto dy vende do të përfitojnë së shpejti nga ky proces.