E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi rikthen interesimin për Drenthe

Sipas mediave në Itali, ekipi i Juventusit e ka ringjallur interesimin për shërbimet e Roysthon Drenthe.
Holandezi ishte cak i Juventusit në kohën e Claudio Ranierit, por Zonja e Vjetër nuk mundi të arrijë marrëveshje me Real Madridin. 'Tuttosport' thotë se bardhezinjtë tani e kanë ringjallur interesimin dhe se do të përpiqen ta angazhojnë Drenthen pas fundit të sezonit.
Mbrojtësi i majtë, i cili mund të luajë edhe si anësor, nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini fiton shumë pak rast dhe kiliani ka më shumë besim te Arbeloa dhe Marcelo.
"Tuttosport" shton se klubi mbretëror është i gatshëm ta shesë holandezin për 7 milionë euro, edhe pse më herët për shërbimet e tij Reali kërkonte 12 milionë euro. Besohet se çmimi i ri i përgjigjet edhe Juventusit që është në kërkim të një lojtari të ri të anës së majtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›