E Diel, 1 Nëntor 2026

Aston Vila pritet të marrë futbollistin Hleb nga Barcelona

Londër - Klubi i Aston Vilës është i interesuar për të marrë shërbimet e futbollistit Aleksandër Hleb. Lajmi është publikuar gjerësisht në mediat angleze, të cilat theksojnë se ky sezon mund të quhet i dështuar për bjellorusin tek Barcelona. Hleb kaloi nga Arsenali per tek kampionët e saposhpallur të Evropës në merkaton e verës së kaluar për 17 milionë sterlina.

Barcelona aktualisht është e interesuar për të shitur disa futbollistë, në mënyrë që të mbledhë një shumë të caktuar për të blerë spanjollin e Arsenalit, Çesk Fabregas. Katalanasit mund ta lënë të lirë Hlebin nëse anglezët do të ofronin 10 milionë euro. Më parë emri i këtij mesfushori është përfolur për të kaluar edhe tek skuadra e Bajernit të Mynihut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›