E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi, të enjten me trajner të ri

Sky Sport Italia” shkruan se pasditen e djeshme pronari i klubit, Xhon Elkan, thirri një takim urgjent krerët më të lartë drejtues, të cilën vendosën shkarkimin e Ferrarës. Si zëvendësues të mundshëm të italianit përmenden Gus Hidink, Majkëll Laudrup, Dino Xof dhe së fundi Xhovani Trapatoni. Megjithatë, drejtuesit e “Zonjës” nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë hap drejt zyrtarizimit të ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin aktual, për aq kohë sa nuk kanë gati emrin që do të zëvendësojë Çiro Ferrarën në krye të stolit bardhezi. Pra, nuk ka ende asnjë përgjigje zyrtare në lidhje me pyetjen nëse Juventusi do ta nisë ndeshjen e mesjavës ndaj Interit në Kupën e Italisë me trajner të ri apo jo. Megjithatë një gjë është e sigurt: Ferrara i ka ditët e numëruara në Torino.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›