Gjenden të vdekur dy persona në makinë
Policia bëri të ditur se makina është gjetur pranë magazinave të ish-Uzinës Dinamo, pranë QSUT-së, në një garazh. Viktimat janë gjetur nga roja e magazinës, i cili ka lajmëruar policinë. Pas hetimeve të para, policia tha se njëri prej viktimave, është Luan Veizi, 58-vjeç si dhe D.S, 38 vjeç me banim në Tiranë. Dyshimet e para të policisë thonë se ata mund të kenë vdekur për shkak të asfiksisë. Policia dyshon se vdekja e çiftit mund të ketë ndodhur nga asfiksia rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm. Në trupat e viktimave nuk janë gjetur asnjë shenjë dhune. Aktualisht nga grupi hetimor, po punohet më tej për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, duke administruar provat dhe kryer veprimet hetimore e procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore.