E Shtunë, 31 Tetor 2026

K. Jugut kërcënon se do të kundërpërgjigjet

Seul - Ministri Koreano Jugor i Mbrojtjes Lee Sang-Hee ka deklaruar se vendi i tij do të godas bazat e raketave të Koresë së Veriut, nëse kjo e fundit do të vazhdojë të qëllojë mbi anijet ushtarake të Koresë së Jugut në detin e Kuq. Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Sang-Hee u shpreh se vendi i tij do të marrë të gjitha masat e duhura për të ndaluar sulmet armike të anës tjetër të kufirit. “Jemi të gatshëm për të qëlluar mbi bazat ushtarake të Koresë së Veriut”, tha ai.

Një ditë më parë, Koreja e Veriut rriti deklaratat për luftë me atë të Jugut duke deklaraur se është e mirëpërgatitur për luftë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›