Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 91 aksidente
Prishtinë - Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 91 aksidente, prej të cilave 27 me lëndime të lehta dhe rënda trupore kurse 64 me dëme materiale. Të gjitha rrugët në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe pikat kufitare me shtetet fqinje, janë të kalueshme, por me vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave në disa segmente rrugore. Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë së lejuar, e në raste të ngricave dhe kur rruga është e rrëshqitshme shpejtësia duhet t'i përshtatet kushteve të rrugës. Për mjetet motorike që qarkullojnë në rrugë gjatë këtij sezoni Është e detyrueshmetë posedojnë pajisjet dimërore.