K. Ronaldo: “Te Reali pas 12 muajsh”
Shtypi anglez është i sigurt. Kristiano Ronaldo do të luajë edhe nëj vit me Mançester Junaitid përpara se të transferohet te Reali i Madridit. Pas refuzimit kategorik të “Djajve të kuq” për të mos nisur tratativat me Realin e Madridin, portugezit do të presë edhe 12 muaj përpara se rtë veshë bluzën e “merenguesve”. “Nëse nuk do ta lë Mançester Junaitid tani, sigurisht që do ta bëj pas një viti”, - pohoi Kristiano Ronaldo, i cili së bashku edhe me menaxherin e tij, Horge Mendes, po studion një strategji efikase për të dalë nga situata.
Porto përjashtohet nga Champions
Skandali “Bilbilat e artë” i kushtoi rëndë kampiones së Portugalisë, Portos. Ish-skuadra e Hoze Murinjos u ndëshkua nga UEFA me mospjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Kjo ishte një rrufe në qiell të pastër për presidentin e Portos, Jorge Nuno Pinto da Kosta, por edhe një ndëshkim i merituar pas skandalit të manipulimit të gjyqtarëve në sezonin 2003-2004, të cilëve iu dhanë shuma të konsiderueshme parash, por edhe prostituta. UEFA e ndëshkoi Porton në bazë të nenit 1.04 (pika d) të rregullores së Ligës së Kampioneve. Federata Portugeze e Futbollit nga ana e saj i hoqi gjashtë pikë, ndërsa presidentit Pinto da Kosta iu ndalua për dy vjet drejtimi i klubit.
Bankina e Çelsit, radha e Spaletit
Lista e emrave për bankinën e Çelsit u pasurua edhe me Luçiano Spaletin, pas refuzimit të Karlo Ançelotit. Tabloidët britanikë përveç ish-teknikut të Interit, Roberto Mançini dhe trajnerit të Fiorentinës, Cezare Prandeli shtuan edhe atë Romës, Luçiano Spaletit. Përveç pistës italiane, bosi i Çelsit, Roman Abramoviç ka të hapura edhe ato të holandezit Frenk Rajkard (i pushuar nga Barcelona), brazilianit Luis Felipe Skolari (përfundon kontratën me Portugalinë) si dhe danezin Majkëll Laudrup, i cili drejtoi Getafen sezonin e kaluar.
Erikson, trajneri i ri i Meksikës
Sven Goran Erikson është trajneri i ri i Meksikës. Suedezi, i cili përfundoi një sezon zhgënjyes me Mançester Sitin, do të marrë vendin e Hugo Sançezit, i shkarkuar pasi nuk arritë të kualifikojë Meksikën në Olimpiadën e Pekinit. Erikson më parë ka drejtuar kombëtaren e Anglisë. “Jam shumë krenar të drejtoj Meksikën”,- tha Erikson. “Është në sfidë e madhe që mua më pëlqen. Objektivi është kualifikimi në Botërorin e vitit 2010”.
5 Qershor 2008