Dyshimi
-Burri juaj nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, thjesht dyshon se është i sëmurë shumë rëndë, - i thotë doktori gruas.
Pasi kalojnë disa ditë doktori e takon gruan rastësisht në rrugë dhe e pyet:
-Si duket tani burri juaj?
-Mjaft mirë. Ju kishit të drejtë kur thatë ashtu, por ne e kemi varrosur burrin dhe me siguri që tani ai dyshon se ka vdekur...
Në psikiatri
-Doktor, gruaja ime po luan fare nga mendtë e kokës... Kalon gjithë ditën duke ndezur cigare.
-Mos u shqetësoni i dashur, nuk do të thotë gjë; edhe unë pi 20-30 cigare në ditë.
-Po mirë, po ajo nuk e pi duhanin...
5 Qershor 2008