E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetë golat më të jashtëzakonshëm të 12 Europianëve



Në 12 Kampionatet Europiane të zhvilluara deri tani janë shënuar në total 706 gola, ky pa dyshim ka pasur edhe gola spektakolarë. Gjithsesi, statisticienët dhe admiruesit e golave të jashtëzakonshëm kanë bërë një renditje relative për “Top Ten”, dhjetë golat më të bukur. Njëri i quan golat të paarritshëm, tjetri magjik, një i tretë gol “snajperi”, dikush tjetër të paharrueshëm. Të zgjedhës midis 706 golave dhjetë më të mirë është një punë e vështirë, pasi kërkon moral, por edhe shije specialisti. Gjithsesi një renditje ekziston:

1. Zlatan Ibrahimoviç
Euro 2004
Suedi-Itali 1-1
I paarritshëm. Ky gol është bërë pjesë e historisë së futbollit. Një nga mrekullitë e tij. I rrethuar nga dy mbrotjës të Italisë, suedezi shënon me thembër në lartësi e më shpinë nga porta pesë minuta përpara përfundimit të takimit, për të vendosur edhe rezultatin 1-1, por më pas edhe eliminimin e Italisë, pas barazimit 2-2 me “konsensus” midis Danimarkës e Suedisë.

2. Marko van Basten
Euro 1988
Holandë-Rusi 2-0

Sensacional. Futbollisti më i mirë i botës në vitin 1992 ka shënuar gjithmonë gola të jashtëzakonshëm, por ai kundër Rusisë në finalen e Kampionatit Europian 1988 ishte një kryevepër e stilit të Leonardo da Vinçit. Një gjuajtje në formë volej në pozicion të prirët la gojëhapur jo vetëm trajnerin Rinus Mishels, por i siguroi edhe titullin e vetëm në Europë, Holandës.

3. Antonin Panenka
Euro 1976
B.Sovjetik-Gjermania P.
7-5 pas 11-metërshave

Preciz. Portieri i njohur gjerman, Sep Majer, e mban këtë gol, si një mrekulli për nga precizioni. Teknika gjeniale e Panenkës vendosi në kualifikimin e mëtejshëm të Rusisë. Një penallti e gjuajtur shumë lehtë dhe me një harkim në formë gjetheje, për të përfunduar saktësisht në qendër të portës. Një goditje tipike braziliane, por nga një “snajpër” rus.

4. Antonio Konte
Euro 2000
Turqi-Itali 1-2

I shkëlqyeshëm: Pas një mbulimi të ashpër nga ana e një mbrojtësi turk, kishte vetëm një mundësi për Konten të godiste topin. Me shpinë nga porta, italiani realizoi një roveshatë në rënie e sipër, duke realizuar një gol spektakolar. Goli i ëndrrave i dha avantazhin e përkohshëm 1-0 skuadrës italiane, ndërsa Antonio Konte emrin në historinë e golashënuesve të mëdhenj.

5. Pol Gakoinj
Euro 1996
Angli-Skoci 2-0

I paharrueshëm. "Gazza" ishte gjithmonë nëj futbollist argëtues, duke nisur nga gjestet e mimikës së tij, shpikjet në festimin e golave, por dhe në realizimin e tyre. Aftësinë e jashtëzakonshëm të tij e dëshmon goli kundër fqinjëve skocezë në Euro 1996. Pas një pasi të gjatë, Gaskoinj e stopoi topin me gjoks mbi vijën e 16-shes dhe e goditi rrufeshëm nën shtyllën horizontale.

6. Rud van Nistelroj
Euro 2004
Holandë-Gjermani 1-1

Gjeniale. Golat spektakolarë janë një shenjë dalluese e holandezit Van Nistelroj. Një nga golat më të bukur tij i përket një ndeshje të madhe e me plot emocion në barazimin 1-me Gjermaninë. “Tulipani” la pa gojë Oliver Kahnin, kur me goditje në formë volej e harkoi topin mbi portierin e Bajernit të Munihut, duke i dhënë të vetmen mundësi, të nxjerrë topin nga rrjeta.

7. Henrik Larson
Euro 2004
Suedi-Bullgari 5-0

I shquar. Kush do të kërkonte një shembull goli perfekt të realizuar me kokë, ky është një i tillë. Një top i gjatë që fluturon drejt zonës, një kërcim i jashtëzakonshëm për të kapur sferën dhe një Henrik Larson mjeshtëror, që hedh sferën në trekëndësh për t’i dhuruar Suedisë avantazhin 2-0 dhe historisë së Europianit një model të shquar ekzekutimi.

8. Karel Poborski
Euro 1996
Çeki-Portugali 1-0

Magjik. Magjistari i topit Karel Poborski me golin e tij çoi Republikën Çeke në gjysmëfinalet e Euro 1996. Si zakonisht dëshmoi vlerat e spikatura të tij. Një magji tipikë të tij. Një top i goditur në lëvizje sipër, në hyrje të zonës së rreptësisë, një gol që la pa fjalë shikuesit. Komentatorët e përshkruan thjesht me një fjalë: magjik. Çdo koment ishte i tepërt.

9. Mark Overmars
Euro 2000
Holandë-Jugoslavi 6-1

Argëtues. Një ndeshje prodhimtare: 7 gola në 90 minuta. Një rekord. Të gjithë golat e “portokallinjve” ishin për “muze”, por njëri prej tyre ishte për vitrinën e parë. Dhe ky i përket Mark Overmars. Një top i ardhur në kufirin e zonës së rreptësisë, një thithje e sferës e shoqëruar me një precizion perfekt, për ta çuar poshtë këndit ku bashkohen dy shtyllat.

10. Davor Suker
Euro 1996
Kroaci-Danimarkë 3-0

Plot ndjenjë. Në fakt metaforat për këtë gol mund të ishin më shumë së 100, për një nga golashënuesit më të shquar kroatë. Portieri i Danimarkës dhe Mançester Juanitid e kujton atë gol si më të veçanti të pësuar: një harkim dredharak, i përfunduar çuditërisht pas shpinës së tij. Gol i klasit botëror për futbollistin më të mirë kroat të gjitha kohërave.

Bastet
Finaja Gjermani-Itali

Kompanitë e basteve e kanë vendosur Gjermaninë si favoritja kryesore për të fituar Kampionatin Europian. 1.55 është koeficienti i Gjermanisë. Përsa i përket hipotezave për finalen: Gjermani-Itali kuotohet 7.50, ndërsa Gjermani-Spanjë 8.00. Finalja që paguhet më shumë në rast dikush e vendos dhe e gjen është ajo Austri-Itali: 150.

Gjyqtarët, 10.000 Euro për ndeshje

Nëntëdhjeta me bilbil në gojë kushtojnë 10 mijë euro. Kjo është shuma që do të marrë çdo gjyqtar për një ndeshje në Kampionatin Europian në fazën e grupeve. Në gjysmëfinale e në finale, gjyqtarët do të marrin më shumë. 12 gjyqtarë dhe 24 asistentë janë prej kohësh të përzgjedhur për të gjykuar 31 ndeshjet e Euro 2004. Asistentët do të shpërblehen me 5500 euro, ndërsa gjyqtari i katërt do të fitojë për çdo ndeshje 4 mijë euro. Ndihmësgjyqtarët rezervë do të paguhen 3000 euro. Për disa gjyqtarë ky Europian do të jetë edhe aktiviteti i fundit i madh ndërkombëtar, ndërsa për disa si kulmi i karrierës së tyre.

Euro 2008, 27 mijë agjentë të fshehtë

Euro 2008 është në qendër edhe të policisë europiane. Delegacione të Policisë nga e gjithë Europa u takuan në Vjenë, me qëllimin e vetëm kontrollin e plotë të gjithë aktivitetit më të madh që organizohet nga UEFA. Bashkë me trupat e specializuara të Austrisë e Zvicrës, do të jënë në ndihmë të tyre edhe 27 mijë agjentë të fshehtë të vendeve të tjera, për të parandaluar në kohë veprimet e dhunshme të ultrasve.

Italia më e plakura, Zvicra “nusja” e re

29.57 vjeç, kjo është mesatarja e moshës së lojtarëve të Italisë në Euro 2008. Skuadra e Roberto Donadonit është më e “plakura” nga 16 finalistet e Kampionatit Europian, edhe pse Fabip Kanavaro (34 vjeç) u zëvendësua nga 26-vjeçari Alesandro Gamberini. 29.35 vjeç është mosha mesatare e Suedisë, që ka në gjirin e saj 36-vjeçarin Henrik Larson. Skuadra më e re në moshë është Zvicra, me një moshë mesatare 26.39 vjeç. Në këtë skuadër bën pjesë edhe Valon Behrami.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›