E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Durrës, vdes drejtuesi i motoçikletës

Viktima Ismet Kuli ishte duke drejtuar një motoçikletë në momentin që është përplasur me bordurën e një ure. Pas përplasjes motoçikleta ka marrë flakë, të cilat kanë përfshirë edhe drejtuesin e saj.

Ekspertiza bën të ditur se 29-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë sapo është përplasur me bordurën e urës. Policia e mbërritur në vendngjarje deklaron se shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë së madhe.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›