E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia masa të forta ndaj shkelësve të Kodit Rrugor

Vetëm ditën e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në kryeqytet, për drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë legjislacionin rrugor, janë marrë 1 429 masa administrative, ndërsa u është pezulluar leja e drejtimit 5 prej tyre.
 
Ndërsa kërkon mirëkuptimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, policia fton të gjithë përdoruesit e rrugës që të  zbatojnë me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor.
 
Ndërkohë, për "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", duke vënë në rrezik jetën e një shtetasi, policia e kryeqytetit arrestoi mbasditen e djeshme shtetasin Ervin Bardhi, nga Kavaja.
   
30-vjeçari Bardhi, akuzohet se  mbasditen e djeshme, teksa drejtonte automjetin e tij në afërsi të dyqani valutor në kryeqytet, ka aksidentuar një kalimtar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje kritike për jetën.
   
Gjithashtu, për "shkelje të rregullave të qarkullimit", me pasojë vdekjen e një këmbësori, u arrestua mbremjen e së premtes një i ri nga Tirana.
 
Sipas burimeve të policisë, 22-vjeçari Endrit Laze, akuzohet se mbrëmjen e djeshme në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ka aksidentuar me mjetin e tij 34-vjecarin Alban Alla, i cili ka humbur jetën në Spital.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›