E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë në Gjirokastër muzikologu Xhihan Xhihani

I ndodhur në Gjirokaster me rastin e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, 67 vjecari, përgjegjës i sektorit të muzikës ka ndëruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, në spitalin e këtij qyteti 

TIRANE-Sot në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë muzikologu Xhihan Xhihani.
I ndodhur në Gjirokaster me rastin e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, 67 vjecari, përgjegjës i sektorit të muzikës ka ndëruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, në spitalin e këtij qyteti. Shkak i vdekjes së papritur të muzikologut kanë qenë problemet shëndetësore. 

Muzikologu Xhihan Xhihani një vit më parë ishte përzgjedhur me vendim të institucionit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportve, si komisioner në përgatitjen e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009. Gjatë kësaj periudhe ai sëbashku me 20 specialistë të tjerë të fushave të ndryshme kanë përgjedhur në çdo qark repertorin më të pasur folklorik, sipas kritereve të paracaktuar.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›