KASH: Të gjitha degët e bujqësisë në rritje
Sektori i bujqësisë është një sektor në rritje në të gjitha degët e saj. Kështu ka deklaruar kreu i KASH, Enver Ferizaj, për gazetën “MAPO”. Ai tha se ky sektor e mbylli vitin me 8 %, përsa i përket të ardhurave dhe të gjitha degët janë në rritje si frutat, perimet, qumështi, etj. Ndër faktorët që ai rendit për rritjen e këtij sektori janë grantet falas që iu dhanë katër vjet më parë fermerëve, që po i japin frutet e prodhimit tani. Gjithashtu, sipas tij, ka ndikuar edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe kthimi i emigrantëve, të cilët kanë ardhur me të ardhura për të investuar, por mbi të gjitha me një mentalitet dhe kulturë të re pune. Ferizaj bëri me dije se zhvillimi i bujqësisë po reflektohet në prodhime më pak të importuara, krahasuar me vitin 2005.