Mediu: Menaxhimi i ujrave mbetet sfidë

Rreziku i përmbyjtjeve dhe gjendja e lumit Drin ka qënë një nga temat kryesore të takimit të ministrit të mjedisit Fatmir Mediu dhe homologëve të tij të Malit të zi, Maqedonisë dhe Kosovës.
Në fjalën e tij ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka theksuar se menaxhimi i ujërave mbetet një sfidë për qeverinë shqiptare. Duke iu referuar përmbytjeve të vitit 2010 në Shkodër, Mediu theksoi se duhen marrë masa afatgjata menaxhuese dhe inxhinierike për të parandaluar këto fenomene.
“Kemi padyshim nevojën për një plan afatmesëm dhe një ndërhyrje afatgjate për parandalimin e përmbytjeve” theksoi Mediu duke shtuar se duhet të dëgjohen më shumë zërat e specialistëve në mënyrë që studimet të kthehen në projekte konkrete.